Cristiano Ronaldo rikthehet kundër ZurichReali i Madridit dhe Milan udhëheqin grupin C me shtatë pikë

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) - Cristiano Ronaldo do të rikthehet pas dëmtimit të gjatë, kur Real Madrid do të luajë kundër FC Zurich në Champions League.
Anësori portuegez kishte qenë larg fushave qysh nga 10 tetori për shkak të një dëmtimi në kavilje, por ai tashmë parashikohet të luajë në “Santiago Bernabeu” teksa skuadra spanjolle synon një vend në raundin e “vdekjes”.
Trajneri i Real Madrid, Manuel Pellegrini, tha se Ronaldo ka treguar formë të mirë në stërvitjet e fundit.
Reali i Madridit dhe Milan udhëheqin grupin C me shtatë pikë, ndërkohë që Marseja ka gjashtë dhe Zurich ka tre pikë. Një fitore e Realit e nxjerr jashtë loje Zurich, ndërkohë që një fitore e Milanit ndaj Marsejës në ndeshjen tjetër të grupit i lejoni dy liderët e grupit të avancojnë më tej.
Numri i klikimeve - 1233
E Marte, 24 Nentor 2009