Shahu shqiptar në Olimpiadat BoteroreShqipëria është përfaqësuar me shahistë të saj në 16 Olimpiada Botërore, duke filluar nga e para, ajo e vitit 1960 e zhvilluar në Laipcig të Gjermanisë

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) - Shqipëria është përfaqësuar me shahistë të saj në 16 Olimpiada Botërore, duke filluar nga e para, ajo e vitit 1960 e zhvilluar në Laipcig të Gjermanisë e ku morrën pjesë 40 shtete. Kjo ishte Olimpiada e 14-të Botërore e Shahut. Shqipëria u përfaqësua me shahistët Ylvi Pustina (20 ndeshje, 9.5 pikë), Bujar Hoxha, Eqerem Konçi, Mendim Veizaj dhe Fatos Omari. Për herë të parë për femra, Shqipëria morri pjesë në Olimpiadën e 29-të Botërore, të zhvilluar në Novisad të Jugosllavisë, në nëntor-dhjetor të vitit 1990. Shahistet tona ishin Rozan Gjergji, Albana Vuji, Ylvie Boriçi dhe Arta Alushi (Driza).
Olimpiada e fundit ku ka marrë pjesë Shqipëria është ajo e Drezdenit, Gjermani, që përkon me të 38-n në botërore dhe pjesëmarrjen e 16-të të Shqipërisë për meshkuj dhe e 7-a për femra. Në këtë Olimpiadë ku morën pjesë shahistë nga 154 shtete nga Shqipëria morrën pjesë për meshkuj Harallamb Boshku, Dritan Mehmeti, Lorenc Rama, Aleksandër Paci, Çlirim Buxho. Për femra morën pjesë Eglantina Shabanaj, Roela Pasku, Alda Shabanaj dhe Arta Driza.
Shqipëria
Mjeshtër i Madh Ndërkombëtar: 1
(Erald Dervishi)
Mjeshtër Ndërkombëtar: 3
(Ilir Seitaj, Llambi Qëndro, Dritan Mehmeti)
Mjeshtër i FIDE-s: 6
(Ilir Karkanaqe, Harallamb Boshku, Shkëlqim Çela Arben Dardha, Zeqir Sula, Lorenc Rama)
Rusia, superfuqia botërore
Rusia me 195 mjeshtër të mëdhenj ndërkombëtarë është një superfuqi në shah. Pas saj vjen Ukraina me 74 mjeshtër të mëdhenj. Në vend të tretë janë Shtetet e Bashkuara me 66. Izrael me 34 mjeshtër të mëdhenj. Azerbajxhani ka 17, Kina 27, India 19. Armenia k29, Hungaria 41 dhe Franca 39. Shqipëria ka vetëm 1, Erald Dervishin.
Top-10 në botë
Nr. Shahisti Vendi Elo
1 Topalov, Veselin Bullgari 2810
2 Carlsen, Magnus Norvegji 2801
3 Anand, Visëanathan Indiana 2788
4 Aronian, Levon Armeni 2786
5 Kramnik, Vladimir Rusi 2772
6 Gashimov, Vugar Azerbajxhan 2758
7 Gelfand, Boris Izrael 2758
8 Svidler, Peter Rusi 2754
9 Leko, Peter Hungari 2752
10 Morozeviç, Alexander Rusi 2750
Numri i klikimeve - 1228
E Marte, 24 Nentor 2009