Femrat, të “dashuruara” me ushtarëtKampionia e vitit 2009 eshte Eglantina Shabani

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) - Edhe femrat janë të apasionuara pas shahut. “Janë bërë më shumë se 20 kampionate të femrave. Kampionia e fundit e vitit 2009 për të nëntën herë, Eglantina Shabani. Janë dy motra që luajnë shah, edhe Alda Shabani, dhe janë alternuar shumë mirë me njëra-tjetrën. Një tjetër emër i njohur është Roela Pasku, disa vjet kampione në Shqipëri. Është nga Roskeveci, një familje e njohur Shahu. Ndër emrat cilësorë aktual është dhe Arta Driza. Në fakt, shahu i femrave nuk ka pasur ndonjë progres këto kohët e fundit”, - thotë sekretari Bejleri. Për herë të parë për femra, Shqipëria morri pjesë në Olimpiadën e 29-të Botërorore, të zhvilluar në Novisad të Jugosllavisë, në nëntor-dhjetor të vitit 1990. Shahistet tona ishin Rozan Gjergji, Albana Vuji, Ylvie Boriçi dhe Arta Alushi (Driza). Olimpiada e fundit ku ka marrë pjesë Shqipëria është ajo e Drezdenit, Gjermani, që përkon me të 38-n në botërore dhe pjesëmarrjen e 16-të të Shqipërisë për meshkuj dhe e 7-a për femra. Për femra morën pjesë Eglantina Shabanaj, Roela Pasku, Alda Shabanaj dhe Arta Driza. Emra të tjerë shahistesh të dalluara janë edhe Valbona Milla, Rezarta Banaj.
Pasku, familja e shahut
Nëse ka rivalitet shahu në ndonjë familje, kjo është familja Pasku nga Roskoveci i Fierit. “Sotiraq Pasku, kryefamiljari është shahist i njohur. Roela është 21 vjeç. Llambi Pasku është duke marrë pjesë në Kampionatin Botëror U-18 në Turqi dhe është një nga sportistët më me perspektivë. Edhe në kampionatin individual të këtij viti zuri vendin e katërt”, - thotë Bejleri.
Numri i klikimeve - 1229
E Marte, 24 Nentor 2009