E Shtunë, 31 Tetor 2026

Champions: Cana barazim, Tare humbet

Olimpiku i Marsejës, i kapitenit Lorik Cana, arriti një rezultat tjetër pozitiv në ndeshjen e tretë në Ligën e Kampioneve. Skuadra franceze barazoi 1-1 me portugezët e Portos. Niang realizoi për Marsejën në minutën e 69-të, ndërsa për Porton barazoi pas dhjetë minutash Luco Gonzales. Me pikën e marrë në "Velodrom", Marseja e ruajti kryesimin e Grupit A, tashmë në kuotën e shtatë pikëve, e ndjekur nga Porto (5). Turqit e Beshiktashit i shkaktuan humbjen e dytë Liverpulit (2-1), që ka marrë vetëm një pikë nga nëntë të mundshmet. Pesë herë kampionët e Europës thuajse i kanë dhënë lamtumirë Champions.
Edhe Igli Tare provoi shijen e Ligës së Kampioneve. Sulmuesi shqiptar zëvendësoi në minutën e 82-të Tomaso Rokin. Prania e tij në fushë solli edhe golin e vetëm për lacialët kundër gjermanëve të Verder Bremenit, të shënuar nga Manfredini. Verder fitoi 2-1. Në grupin B, Rozenborgu fitoi 2-0 me Valencian dhe Celsi po 2-0 me Shalken. Në grupin C, Reali i Madridit fitoi 4-2 me Olimpiakosin. Në Grupin D, Milani shkatërroi 4-1 Shahktor Donteskun dhe Benfika fitoi 1-0 me Sëlltikun.

Rezultatet
(A) Beshiktash-Liverpul 2-1
(A) Marsejë-Porto 1-1
(B) Rosenborg-Valencia 2-0
(B) Celsi-Shalke 2-0
(C) Bremen-Lacio 2-1
(C) Real Madrid-Olimpiakos 4-2
(D) Benfika-Sëlltik 1-0
(D) Milan-Shakhtar 4-1

Grupi A
Ekipet Nd Pikë
Marsejë 3 7
Porto 3 5
Beshiktashi 3 3
Liverpul 3 1

Grupi B
Ekipet Nd Pikë
Celsi 3 7
Rosenborg 3 4
Valencia 3 3
Schalke 3 3

Grupi C
Ekipet Nd Pikë
Real Madrid 3 7
Olimpiakos 3 4
Bremen 3 3
Lacio 3 2

Grupi D
Ekipet Nd Pikë
Milan 3 6
Shakhtar 3 6
Sëlltik 3 3
Benfika 3 3

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›