E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA: Shqipëria ngjitet për tetë vende, Maqedonia bie

RESHAT IBRAHIMI
Në renditjen më të re të FIFA-së, përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll është renditur në vendin e 75-të me 423 pikë, duke zbritur për tetë vende dhe me 32 pikë më pak se muajin e kaluar. Ndërsa kombëtarja e Shqipërisë ka bërë një përparim të madh në rangimin më të ri. Kuqezinjtë janë ngjitur për tetë vende më lartë dhe me 35 pikë më shumë mbajnë vendin e 70-të. Në listën më të re të FIFA-së udhëheqë Argjentina, para Brazilit dhe Italisë. Argjentina në këtë muaj ishte më e mirë se Italia, (e cila muajin e kaluar ishte e para), duke i falënderuar rezultateve në ndeshjet kualifikuese për KB të vitit 2010 për zonën e Amerikës Jugore. Brazili gjithashtu ka kaluar Italinë (3), ndërsa Franca e katërta. Në këtë muaj më së shumti ka humbur Anglia, e cila më nuk është më në listën e 10 më të mirëve. Për shkak të rezultateve të dobëta në kualifikimet për Euro 2008 anglezët gjenden në vendin e 11-të. Renditja e re e FIFA-së do të shpallet më 23 nëntor të vitit 2007. Renditja: Pikë 1 Argjentina 1.553 2 Brazili 1.459 3 Italia 1.387 4 Franca 1.271 5 Gjermania 1.245 6 Spanja 1.226 7 Holanda 1.207 8 Portugalia 1.203 9 Cekia 1.174 10 Kroacia 1.155 ... 70 Shqipëria 455 ... 75 Maqedonia 423 SHQIPËRIA Renditjet e vitit 2007 Tetor 70 Shtator 78 Gusht 66 Korrik 67 Qershor 69 Maj 78 Prill 77 Mars 88 Shkurt 87 Janar 86 Renditja e ekipeve në Europë 1.Italia 2.Franca 3.Gjermania 4.Spanja 5.Holanda 6.Portugalia 7.Cekia 8.Kroacia 9.Anglia 10.Rumania 11.Skocia 12.Greqia 13.Rusia 14.Polonia 15.Norvegjia 16.Ukraina 17.Suedia 18.Serbia 19.Turqia 20.Danimarka 21.Irlanda 22.Bullgaria 23.Irlanda V. 24.Izraeli 25.Zvicra 26.Finlanda 27.Hungaria 28.Bosnja 29.Belgjika 30.Sllovakia 31.Qipro 32.Uells 33.Moldavia 34.SHQIPËRIA 35.Gjeorgjia 36.Maqedonia 37.Sllovenia 38.Islanda 39.Armenia 40.Letonia 41.Austria 42.Lituania 43.Bjellorusia 44.Azerbajxhani 45.Lihteshtejni 46.Kazakistani 47.Estonia 48.Malta 49.Luksemburgu 50.Mali i Zi 51.Andora 52.Ishujt Faroe 53.San Marino

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›