E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Maqedonisë, 1/8 e finales. Renova, “shuplakë” Napredokut

RESHAT IBRAHIMI
Shkup, 24 tetor - Renova në Tetovë ka shkatërruar ekipin e Napredokut nga Kërcova me rezultat 5:1. Dy gola ka shënuar Ismail Ismaili dhe nga një tjetër kanë shënuar shpresat e xhepcishtasve, Argjent Gafurri, Shaqir Rexhepi dhe Përparim Livareka. "Ka qenë një ndeshje e bukur, ku ne dominuam në të gjitha pjesët e lojës. Ishte fitore me meritë, por me këtë triumf kemi kryer vetëm gjysmën e punës", tha Saiti, drejtor i Renovës. Përforcimi më i ri i Shkëndija '79, Artim Shaqiri ka debutuar me fitore në ndeshjen e parë të luajtur me fanellën "kuqezi". Edhe pse me disa vështirësi, në një ndeshje të ashpër, lojtarët e Shkëndijës kanë arritur që në minutat shtesë të dalin fitimtarë. Ka qenë krosimi i Shaqirit, të cilin e ka realizuar bukur Blerim Ferati në zonën e rrezikut dhe i ka sjellë fitore 0:1 të vlefshme në ballafaqimin me Ilindenin. Bashkimi në fushën e vet edhe përkundër shtatë golave të shënuar në këtë ndeshje ka humbur 3:4 nga Makedonia Gj.P., dhe shanset për të vazhduar garën në Kupën e Maqedonisë janë të vogla. Dy gola për "zigjelbrit" ka shënuar mesfushori Armend Alimi, ndërkaq golin e tretë e ka realizuar Omer Bishevac. Në këtë ndeshje për Makedonia Gj.P., kanë luajtur dy futbollistët shqiptar, talenti 17 vjecar Samir Fazliu dhe sulmuesi, Malësor Gjonbalaj. Njëherësh, kosovari ka shënuar golin e parë në Maqedoni me fanellën e klubit të tij. Milano në Kumanovë me rezultatin 3:0 të shënuar që në pjesëlojën e parë ka fituar ekipin e Bregallnicës nga Shtipi. Kupa e Maqedonisë, 1/8 e finales Rezultatet: Bashkimi-Makedonia Gj.P. 3:4 Ilindeni – Shkëndija '79 0:1 Milano – Bregallnica 3:0 Sileksi – Skopje 0:1 Renova – Nepredoku 5:1 Vardar D. – Nov Mileniumi 2:3 Teteksi – Vardari 0:3 Pelisteri – Rabotnicki K. 0:0 Ndeshjet e kthimit me 7 nëntor, ora 13:00

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›