Krespo fton Didier Drogba te Interi

Sokol Paja
Sulmuesi kryesor i skuadrës italiane të Interit i ka bërë një ftesë miqësore sulmuesit nga Bregu i Fildishtë që të bashkohen në skuadrën italiane të Interit. Sulmuesi më në formë për momentin në Europë Didie Drogba ka kërkuar prej kohësh që të largohet nga Londra që kur trajneri Murinjo është larguar nga drejtimi i Celsit, dhe e menjëhershme ka qenë edhe ftesa e bërë nga argjentinasi për Drogbanë, i cili është edhe pretendent për Topin e Artë. Krespo e ka thirrur që të vijë në Milano Drogbanen sa më shpejt, pasi aty do të ndihej mirë dhe do të gjente një partner sulmi që me golat e para dy viteve udhëhiqnin Celsin në fitimin e titullit kampion në Angli. Drogba e shikon kampionatin italian si një ndër kampionatet më të bukur në botë dhe nuk është cudi që në verë ai të transferohet në Seria A dhe skuadra që e kërkon më shumë në Itali është Interi. Interes për Drogban, që mund të shikohej si një ilac për zgjidhjen e krizës në Milano, ka shfaqur edhe Milani që e kërkon atë me patjetër duke parë edhe formën e dobët që po kalojnë sulmuesit e tij. Drogba dhe Krespo kanë një marrëveshje shumë të mirë së bashku në lojën dhe në komunikimin mes tyre, prandaj arritën ta shpallin kampione Anglinë para dy vitesh dhe - për të sjellë të njëjtin sukses - Krespo ka thirrur në ekip sulmuesin e Bregut të Fildishtë si një mundësi më tepër për forcimin e Interit dhe për të siguruar edhe shkëlqimin e tij në Europë, që për këtë klub mungon prej kohësh. Sulmuesi argjentinas i Interit e shikon si një transferim të vështirë atë të Drogbas në Milano për shkak edhe të shumës së madhe që kërkon ai, shumë të cilën klubi për momentin nuk mund t'ia paguajë. Krespo ka thënë se: "Drogba është një sulmuesi i rrallë për nuhatjen e golit, por situata në të cilën ndodhet është shumë e vështirë, pasi nuk ka marrë vendimin përfundimtar të qëndrimit apo jo në Londër dhe kërkesa nga shumë skuadra ia kanë prishur pak mendjen, por e di që nëse bëhet një rotacion në merkaton verore dhe sulmuesi Drogba me siguri do të zgjedhë Interin. Për sulmuesin nga Bregu i Fildishtë është një garë e madhe për blerjen e tij, pasi kërkohet me ngulm nga e tërë Europa. Real Madridi, Bracelona, por edhe Milani e Interi janë vërsulur fuqishëm për ta bërë të tyrin sulmuesin e Celsit. Gara është shumë e ndezur dhe do të paraqitet shumë e fortë pas deklaratave të trajnerit të Milanezëve se "Drogba është futbollisti më i kompletuar në botë. Kurdo që të mund të vinte ai, arrin të bëjë diferencat dhe të nxjerrë skuadrën nga situata; ai është një sulmuesi i madh", përfundoi Anceloti.