E Shtunë, 31 Tetor 2026

Champions, Interi ne finale perballe Bajern

BARCELONE- Barcelona mposht Interin në Camp Nou me rezultatin 1:0 por nuk mund të sigurojë biletën për finalen e madhe të Champions League. Ndeshja e parë në Giuseppe Meazza përfundoi me fitoren e zikaltërve me rezultat 3-1, kështu që rezultati i i përgjithshëm pas dy ndeshjeve con Interin në finale përballë Bajernit.

Interi arriti të bëjë rezistencë deri në minutën e 84, kur pas një pasimi të Xavit, mbrojtësi Gerard Pique shënoi golin e shpresës për Barcelonën.

Duke qenë se iu nevojitej vetëm një gol për të kaluar në finale, Blaugranët shtuan edhe më shumë presionin para portës së Julio Cesar, mirëpo nuk arritën të realizojnë deri në fund të ndeshjes, duke bërë që Interi të kalojë në finale.

Në finalen e madhe të Bernabeut, Interi do ta ketë kundërshtar Bayern që në gjysmëfinale eliminoi Lyonin.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›