Kriza greke trondit bursat
Për shkak të krizës së rëndë në Greqi e po ashtu edhe në Portugali tregu i bursës ndërkombëtare ka pësuar lëkundje të mëdha. Në Frankfurt indeksi i aksioneve gjermane ka rënë për 2,7 për qind ndërsa indekset përkatse në Londër dhe në Paris kanë rënë në 2,6 për qind dhe 3,8 për qind. Indeksi i aksioneve portugeze ka shënuar rënien më të madhe prej pesë për qind.
Ndaj krizës që sipas ekpertëve sa vjen e thellohet kanë reaguar dhe tregjet aziatike ku aksionet kanë shënuar rënie. Bursda në japoni shënoi rënie me gati 3% ndërsa u hapën me -2% dhe në Australi e Korenë e Jugut .
Rënia e tregjeve erdhi menjëherë pasi Agjencia për Vlerësimin e Kreditit “Standard and Poor” e vlerësoi borxhin grek si “hedhurinë”.
Në Nju Jork bursa e indeksit Dow -Jones ra për 2 për qind. Euroja në Wall Street ra në nivelin më të ulët qysh prej fundit të prillit të vitit të kaluar dhe kushtontt më pak se 1 dollar e 32 . Ndërkohë në Nju Jork, Gjykata e Apelit ka ngritur padi kundër dy agjencive "Standard and Poor's" dhe Moody's si dhe kundër bankës gjermane IKB.
Dollari amerikan ka fituar ndaj monedhës së përbashkët evropiane, derisa një fuçi nafte është shitur me më pak se 84 dollarë.
Delina Bitraku
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 28 prill 2010 )