E Diel, 1 Nëntor 2026

Samiti i Sarajevës, Fratini në Kosovë nisin bisedimet

PRISHTINE- Ministri i Jashtëm i Italisë, Franko Fratini, viziton sot Kosovën. Ai ka mbërritur pak më parë në Prishtinë ku fillimisht ka takuar ministrin e Jashtëm kosovar Skënder Hyseni ndërkohë që më pas priten takime me Thacin dhe Sejdiun. Gjatë pasdites kreu i diplmacisë italiane Franko Fratini do flasë para deputetëve të Kosovës në sallën e Kuvendit.

Temë e bisedave së Fratinit me udhëheqësit e vendit është pjesëmarrja e Kosovës në Samitin e Sarajevës, që do të mbahet më 2 qershor dhe integrimi i Kosovës në institucionet evropiane. Ndërkaq një ditë më parë Fratini zhvilloi një vizitë në Beograd. Ai foli aty edhe për cështjen e antenave serbe. Ku deklaroi se mënjanimi i rrjetit të telefonisë mobile të Serbisë në Kosovë duhet të zgjidhet në mënyrë “teknike”, dhe se kjo “nuk duhet bërë çështje politike”.

Deklarata u bë gjatë takimit me ministrin e Jashtëm serb Vuk Jeremiç. Mbrëmë Fratini u takua edhe me presidentin Boris Tadic.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›