E Shtunë, 31 Tetor 2026

Champions, Kaka dhe Ibra sfidojnë ish-skuadrat e tyre

 

Kaka dhe Ibrahimoviç rikthehen në Milano. Pa kaluar as më shumë se dy muaj dy "yjet" e futbollit botëror që sapo lanë Serinë A për Primera Division do të kthehen për të luajtur as më shumë dhe as më pak se kundër ish-skuadrave të tyre. Shorti i UEFA Champions League 2009-2010 ka vënë në një grup Milanin dhe Realin e Madridit si dhe Barcelonën dhe Interin. Në grupin A Bajern do të ketë përballë Juventusin dhe kampionët e Francës, Bordo. Në grupin B Mançester ka pasur fat teksa ka peshkuar CSKA Moskë, Beshiktash  dhe Volfsburg. Në grupin C vjen edhe sfida Kaka-Milan, e plotësuar me Marsejën dhe Zyrihun. Çelsi i Karlo Ançelotit në grupin G do ketë përballë Porton dhe APOEL e Altin Haxhit. Ndërsa Ibra-Inter është rezervuar në grupin F ku përballë do të jenë edhe Dinamo Kiev dhe Rubin Kazan. Ndeshjet në grupe do të luhen më 15/16 shtator, 29/30 shtator, 20/21 tetor, 3/4 nëntor, 24/25 nëntor dhe 8/9 dhjetor. Fitueset e grupeve dhe vendet e dyta do të kalojnë më tej, ndërsa skuadra që do të renditet në vend të tretë në grup do të kalojë në Europa League. Finalja e këtij edicioni do të luhet në "Santiago bernabeu" më 22 maj 2010.

Çmimet e Champions

Lionel Mesi është shpallur sulmuesi më i mirë në Champions League të sezonit të kaluar me Barcelonën.

Ksavi është mesfushori fantazist më i mirë i edicionit të kaluar të Champions League.

Xhon Terri është shpallur mbrojtësi më i mirë i Champions League dhe çmimi i është dhënë nga një tjetër legjendë e mbrojtjes, Paolo Maldini.

Edvin Van der Sar është shpallur portieri më i mirë.

UEFA Champions League 2009-2010

Grupi A
Bayern (GJER)
Juventus (ITA)
Bordeaux (FRA)   
Makabi Haifa (IZR)   

Grupi B
Mançester Und (ANG)
CSKA Moskë (RUS)
Beshiktash (TUR)
Volfsburg (GJER)

Grupi C
AC Milan (ITA)
Real Madrid (SPA)
Marsejë (FRA)   
FC Zyrih (ZVI)   

Grupi D
Chelsea (ANG)
FC Porto (POR)
At. Madrid (SPA)
APOEL FC (QIP)

Grupi E
Liverpul (ANG)
Ol. Lyon (FRA)
Fiorentina (ITA)
Debreceni (HUN)

Grupi F
Barcelona (SPA)
Inter (ITA)
Dinamo Kiev (UKR)
Rubin Kazan (RUS)

Grupi G
Sevilja (SPA)
Rangers FC (SKO)
Shtutgart (GJER)
Unirea Urziceni (RUM)

Grupi H
Arsenal (ANG)
AZ Alkmar (HOLL)
Olimpiacos (GRE)
Standard (BEL)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›