E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthimi i “gjermanëve”

“Janë kthyer përsëri, jo në Kosovë por në Veri. Jo si UNMIK por si BEeeee”, Thuhet në prezantimin shkurtër të shfaqjes “Tre Gjermanët e Trashë II”.

Po sipas po këtij përshkrimi, misioni i ri ndërkombëtarëve “është ndalimi i ngrohjes globale, gjetja e Korr upsionit dhe Mimozës (një personazh ky i njohura nga pjesa e parë e shfaqjes)...

Ndryshe, edhe kjo shfaqje, sikurse edhe pjesa e parë e saj, është prodhim i Teatrit Oda, autor i saj është Lirak Çelaj, ndërsa regjisor Florent Mehmeti. Në shfaqje luajnë Naser Rafuna, Adrian Morina, Kushtrim Sheremeti, Lirak Çelaj, Fisnik Ademi, Ard Islami, Arta Selimi dhe Florent Mehmeti.

“Tre Gjermanët e Trashë II” jepet të martën, me fillim nga ora 20, në Teatrin Oda, në Prishtinë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›