E Diel, 1 Nëntor 2026

4 milionë fëmijë pa libra

The National Literacy Trust (NLT) i cilëson brengosëse rezultatet e hulumtimit të bërë me 18,000 fëmijë të moshës ndërmjet 11 dhe 16 vjeçe. Afro katër milionë fëmijë në Britani të Madhe – një në tre – nuk posedojnë asnjë libër, tregon hulumtimi.

NLT, e cila ka kryer hulumtimin, kumtoi se proporcioni është rritur nga një në dhjetë në vitin 2005. Nga kjo shoqatë thanë se të gjeturat ishin shumë shqetësuese për shkak se pronësia e librit ishte e lidhur me suksesin e fëmijëve në të ardhmen në jetë.

Fëmijët që lexojnë shumë zakonisht mund të kapërcejnë pengesat tjera që i mbyllin bashkëmoshatarët e tyre në një rreth të disavantazhit, thuhet në këtë hulumtim. E drejtori Jonathan Douglas thotë se fëmijët lexojnë më pak libra, dhe atë nëpërmjet kompjuterit, dhe shumë më tepër shikojnë filma ose imazhe në ekrane.

Sipas tij, krahasuar me të kaluarën tani ka forma të shumta argëtimi që garojnë për tërheqjen e vëmendjes së fëmijëve. NLT ka bërë hulumtime me 18,000 fëmijë të moshës 11 deri në 16 vjeç. Afro 19 përqind pohuan se s’kanë marrë kurrë një libër si dhuratë, e 12 përqind se s’kanë qenë kurrë në librari.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›