E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clooney: Turp të keni

Aktori hollivudian, George Clooney, deklaroi se nuk mund t’i dëgjojë më kolegët e tij që ankohen se kanë një punë të rëndë.

Portali Hollywood Reporter ka bashkëbiseduar me disa aktorë, që kanë folur për sezonin e ardhshëm të “çmimeve”, jetën private,idhujt, famën, frikën nga dështimi, pore dhe për gjërat që i nevrikosin në punë.

Christopher Waltz është shprehur i kënaqur me rolet e tij, Chrisopher Palmer se tmerrohet nga roli në filmin “Këngët e mia, ëndrrat e mia”, ndërkohë që Clooney pohoi se nevrikoset nga kukamat e kolegëve të tij.

"Kam shitur sigurime derë në derë, kamë vjelë duhan, dhe kam shitur këpuca femrash, për të mbijetuar... e, këto janë punë të vështira. Aktrimi s’është punë e vështirë. Nëse je i kënaqur kur ulesh pranë një tavlle të tillë të bukur, atëherë ke pasur sukses në jetë”, theksoi ai.

"Njoh mijëra aktorë të talentuar që nuk patën sukses, e atëherë shoh disa aktorë të njohur që ankohen se kanë jetë të vështirë. Kjo më nevrikos, andaj edhe s’dua t’i dëgjojë. Aktrimi s’është punë e rëndë. Sfidë po, por e vështirë jo”, përfundoi ai.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›