E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtarët e ri të gjithësisë

Aventura e njohur fantastiko-shkencore e Paul Verhoeven, duket se do të ketë një ribërje, thonë media hollivudiane.

Filmi "Starship Troopers’ (Ushtarët e Gjithësisë) flet për ngritjen e një ushtari të ri gjatë betejave me jashtëtokësor, dhe për bashkëluftëtarët e tij nga shkolla e stërvitjeve ushtarake. Në versionin e parë rolet kryesore i luajtën Casper van Dien, Denis Richards, Neil Partick Harris, etj.

Studioja filmike Sony ka porositur edhe ribërjen e filmit, edhe pse të vjetër 14 vjet, dhe tashmë ka angazhuar skenaristë e filmave “Thor” dhe “X-Men: First Class” që të shkruajnë skenarin e ri. Ende nuk dihet se kush do të luaj gjeneratën e re të ushtarëve të gjithësisë.

Mirëpo, ajo që duket se është vetëm çështje kohe është ribërja komplet e filmografisë së regjisorit Paul Verhoeven (pra secilin kult film fantastiko-shkencor të tij të viteve 80’a dhe 90’a) për t’u shfaqru në shekullin 21.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›