E Shtunë, 31 Tetor 2026

Champions League, Tirana perballe Stabaek

Sot ne mesdite ne Nion te Zvicres eshte hedhur shorti per fazen e pare eliminatore te “Uefa Champions League”.Kampionet e Shqiperise, bardheblute e Tiranes do te perballen me kampionet norvegjez Stabaek IF.

Ndryshe nga pjesemarrjet e tjera ne Champions League kete here kerkohet me shume nga bardheblute nisur edhe nga prononcimet e donatorit Refik Halili i cili nuk ka kerkuar thjesht kalimin e nje faze por nje paraqitje me dinjitoze se heret e tjera.

Por shorti nuk eshte treguar shume bujar me bardheblute por gjithesesi duhen pare dhe lojtaret qe mund te afrohen deri ne perballjen e pare.

Ndeshjet e para te vlefshme per Uefa Champions League do te luhen me 14 dhe 15 korrik ndersa ato te kthimit me 21 dhe 22 korrik dhe bardheblute do te presin ne Tirane vikinget e Stabaek IF.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›