E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngrohet Spaleti, Roma 60 milion euro për merkaton

Romë - Luçiano Spaleti do të ketë plot 60 milion euro në dispozicion për të zhvilluar merkaton e Romës këtë verë. Kjo shumë sigurohet nga pronarët e rinj të klubit kryeqytetas, të cilët kanë plane të mëdha për ndërtimin e skuadrës.

Trajneri i romanëve ka hedhur menjëherë sytë nga lojtarët më të domosdoshëm për përballimin e sezonit që po afron. Dy emrat më të përfolur në mediet italiane janë ata të dyshes së Realit, Gonzalo Higuain dhe Uesli Shnajder.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›