Champions League ndeshjet e pesta

Barcelona, skuadra që kryeson Grupin G do të hapë ndeshjet e pesta në fazën e grupeve në Champions League. Spanjollët do të luajnë në orën 18:00 në stadiumin e Spartak Moscoë, “Luzhniki”. “Blaugranat” kërkojnë rezultat, për të siguruar matematikisht kualifikimin.
Një fitore në temperaturat -6 gradë celcius në Rusi do të mbyllte çdo diskutim. Por, Barçës mund ti shërbente edhe barazimi për tu kualifikuar, në rast se ndeshja tjetër e grupit, ndërmjet Benfica e Celtic përfundon në barazim ose me fitoren e skocezëve.
Një prej dueleve më të rëndësishme luhet në Grupin E, ku Juventusi pret në shtëpi Chelsean. Blutë kryesojnë me 7 pikë së bashku me Shakhtar Donetsk, ndërsa Juve ndjek me një pikë më pak.
Duke qenë se fitorja e ukrainasve në fushën e modestëve të Nordjsaelland cilësohet si formalitet, Juventusit i nevojitet me patjetër fitore që të shpresojë te kualifikimi. Barazimi do ta bënte misionin të pamundur, ndërsa humbja për bardhezinjtë do të thoshte skualifikim nëse danezët nuk fitojnë me Shakhtar-in.
Edhe Grupi F rezervon një përballje të madhe, ku Valencia pret në “Mestalla” Bayern Munich. Të dyja këto skuadra kryesojnë grupin me 9 pikë dhe fitorja do të e njërës prej këtyre skuadrave do të përkthehej si kualifkim. Ndërkohë, në takimin tjetër, në orën 18:00 BATE Borisov pret Lille-n, me synimin për të luftuar deri në fund.
Në Grupin H, Galatasaray ka shansin të fitojë përballë Manchester United të përgjysmuar. Anglezët janë të kualifikuar dhe Ferguson nuk ka në dispozicion yjet e ekipit. Në takimin tjetër, CFR Cluj e Braga luajnë për të qëndruar në garë.