E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rushaj takon tregtaret Qeveria do te vijoje me lehtesirat per biznesin

Çdo premtim për heqjen e taksave është i pabesueshëm, pasi shteti nuk mund të ekzistojë pa to.

Bashkëbisedim produktiv, e kanë vlerësuar Zv/Ministri i Financave z. Alfred Rushaj dhe kryetari i njësisë bashkiake numër 11. z. Haki Mustafa, takimin me përfaqësues të biznesit në Kodër- Kamëz.

“Është shumë produktive themi ky lloj bashkëbisedimi, morëm disa impute dhe propozime nga biznesi, të cilat ne jemi të gatshëm t’i konsiderojmë në bashkëpunim me pushtetin vendor”- u shpreh Rushaj

Të qenurit sistem fiskal është bërë i besueshëm nga tregtarët, të cilët kuptojnë se i ndihmon në biznesin e tyre u shpreh zv/ministri i Financave.

“E rëndësishme gjithashtu, fakti që bizneset e kuptojnë të qenurit në një sistem fiskal, të qenurit të evidentueshëm përballë autoriteteve fiskale, mbi gjitha i ndihmon ata, i ndihmon ata, sepse ndihmon konkurrencën. Pra ajo çfarë kërkojnë është thjeshtimi i procedurave, të evidentuarit kush bën biznes, pagesat e detyrimeve ndaj komunitetit për aq sa, nuk rëndojnë biznesin e tyre.”

Drejtues të pushtetit vendor dhe qendror do të vijojnë takimet me bizneset, për të biseduar lidhur me nevojat për të përmirësuar edhe më tej klimën e biznesit të vogël.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›