Champions, Messi çon Barcelonën në gjysmëfinale

Mesia zbret në Katalonjë: është Lionel, që shkatërron ëndërrat e Londrës dhe i jep Barcelonës bekimin për katër më të mirat e Europës. Katër gola të argjentinasit, që fik atë dritë të ndezur në mendjen e Arsen Venger, pas golit të shpejtë të realizuar nga Bendtner. Anglezët besojnë vetëm për tre minuta, sepse tani është Messi Show.
Katër gola – njëri më i bukur se tjetri. 8 gola në 9 ndeshje janë konfirmimi që nuk pranon replika. Messi është i pamarkueshëm – deh mbrojtjen londineze me driblime spektakolare dhe provon nga cdo kënd me cdo mënyrë.
Spektakolar goli i minutës së 21, por pleshti con peshë 90.000 tifozët e Camp Nou me golin e dytë në të ‘37. Venger dorëzohet përpara magjisë së argjentinasit dhe Arsenal po ashtu. 3 minuta nga përfundimi Messi gjynjëzon edhe një herë Almunian, me një parabolë elegante dhe precise.
Në Camp Nou festa është e gjitha për të. Ndëshkuesi është ai. Leo Messi. Goli i katërt thyen përfundimisht Arsenal dhe portierin spanjoll Almunia, që kthimin në atdhe nuk e kishte menduar kurrë kaq të hidhur.
“Bota në këmbët e tij”. Kështu Spagna komenton shfaqjen e një prej lojtarëve më të fortë në historinë botërore të futbollit. Por e vërteta është se Messi èshtë një kampion sot që nuk ka të krahasuar.
Eno Skarço