Me Catanian synon Botërorin

Maxi Lopez po kalon momente pozitive të karrierës së tij. Sulmuesi argjentinas, pas aventurës së shkurtër dhe dështuese që pati vite më parë te Barcelona, e ka gjetur veten tek ekipi italian Catania.
Ai synon që me gola të shënuara ta ndihmojë këtë ekip që të mbetet në Serie A edhe sezonin e ardhshëm, ndërsa ëndërron që të jetë pjesë e botërorit Afrika e Jugut 2010 me Argjentinën.
“Dëshiroj të shënoj sa më shumë gola me Catanian dhe ta ndihmoj këtë ekip, në mënyrë që ta bind selektorin Maradona të më ftojë në Kombëtare”, ka thënë sulmuesi argjentinas në një intervistë dhënë të përditshmes italiane Gazzetta dello Sport.
Ish futbollisti i River Plates ka bërë të ditur se lojtari që pëlqente gjithmonë ishte sulmuesi Gabriel Batistuta, ndërsa shtoi se pëlqen ekipin e Milanit, kundër të cilit megjithatë kërkon të shënojë gol të dielën.
“Dëshiroj të luaj sa më gjatë që të jetë e mundur në Itali dhe në Catania. Por, më pëlqen skuadra Rossonere dhe më stimulon mundësia që të shkoj e të shënoj në San Siro, që do të ishte goli i mbijetesës. Pasi e kam bërë këtë në Olimpico, do të ishte e bukur ta përsërisja këtë në një tjetër stadium të rëndësishëm italian”, përfundoi Lopez.