E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me Cityn në Ligën e Kampionëve

Me Manchester City në Ligën e Kampionëve: Roberto Mancini e sheh të ardhmen e tij te Citizens, duke e përjashtuar kështu mundësinë e një rikthimi eventual në futbollin italian, për ta drejtuar ndonjë skuadër atje.

Falë fitores së thellë ndaj Burnleyt (6-1), City është rikthyer në pozitën e katërt të Premierligës, duke e kaluar Tottenhamin dhe duke u bërë konkurrenti kryesor për t’u kualifikuar në kompeticionin më të rëndësishëm evropian, gjashtë xhiro pa përfunduar sezoni.

Bile, ish trajneri i Interit në dhjetor të vitit të kaluar ishte thirrur nga klubi i pasur anglez pikërisht për këtë objektiv – Evropën.

“Manchester City është një klub special. Nuk kam thënë kurrë diçka ndryshe. Jam menaxher i Cityt dhe jam mjaft mirë këtu. E dimë se do të jetë mjaft e vështirë që ta arrijmë Ligën e Kampionëve, por nëse vazhdojmë të luajmë kështu, gjërat janë në duart tona”, tha Mancini, për të cilin flitet se e kërkon Juventus, që është në kërkim të një trajneri për sezonin e ardhshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›