E Diel, 1 Nëntor 2026

Mblidhet Asambleja Kombëtare e PS, Rama: Nuk tërhiqemi nga beteja për transparencë

Ka nisur me fjalën e kryetarit Edi Rama mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS në të cilën do të prezantohen ndryshimet në statutin e partisë. Rama akuzoi qeverinë se po rrënon ekonominë e vendit duke shtuar se problemet ekonomiko-sociale i kanë rrënjet të kutitë e mbyllura. Lideri socialist u shpreh i vendosur për të vazhduar betejën për transparence përmes protestave. Rama ftoi qytetarët të protestojnë kundër faturave të fryra, papunësisë dhe rritjes së çmimeve. Asambleja po vazhdon punimet pa praninë e medias.

PS, Asambleja shqyrton sot ndryshimet në statut

Socialistët do të njihen sot me ndryshimet në statutin e Partisë. Projekti u përfundua mbrëmjen e djeshme nga grupi i punës dhe sot do t’ju prezantohet anëtarëve të Asamblesë. Ai nuk do të hidhet për votim, por mbetet i hapur për propozime të reja, ndërsa pritet t’i nenshtrohet nje debati te gjere brenda dhe jashte PS-se me aktore te shoqerise civile.
Projekti do të votohet në kongresin e 18 prillit. Ndryshimet në statutin e PS-së nuk sanksionojnë ndryshime në forumet qendrore të partisë. Ndryshimi fillon në strukturat vendore ku parashikohet që kryetarët e PS-së në nivel lokal nuk do të zgjidhen më sipas parimit një anëtar-një votë. Me këtë parim do të zgjidhet vetëm kryetari i PS-së në qendër.
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 07 prill 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›