Super Show Messi

Barcelona dhe Inter do të përballen mes veti në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi të martën mbrëma eliminuan në çerekfinale Arsenalin, respektivisht CSKA Moskën.
Katalunasit – të udhëhequr nga Lionel Messi – kanë shënuar fitore të martën në Camp Nou në ndeshjen e dytë ndaj Arsenalit, me rezultat të thellë 4:1.
Messi ishte i papërmbajtshëm në përballje me anglezët, pasi argjentinasi ia doli t’i shënojë të katër golat për ekipin e tij në këtë takim, duke e çuar kështu në tetë numrin e golave personalë që ka shënuar në këtë edicion garash të Ligës së Kampionëve.
Në fakt, Arsenal kaloi i pari në epërsi prej 0:1 me golin që e shënoi Nicklas Bendtner në minutën e 18-të, pas një asistimi të mirë që ia bëri Walcott.
Pas këtij goli të pësuar, Barcelona mori nën kontroll të plotë lojën. Kështu, spanjollët ia dolën t’i barazojnë shifrat në 1:1 në minutën e 19-të nëpërmjet Lionel Messit, i cili me një gjuajtje të fortë shënoi gol.
I njëjti futbollist shënoi gol edhe në minutën e 37-të të takimit, për ta kaluar Barcelonën në avantazh prej 2:1 ndaj Arsenalit.
Katalunasit nuk u ndalën me kaq. Pas një kundërsulmi, Barcelona ia doli të shënojë sërish gol në minutën e 42-të për rezultat 3:1, me të cilin epilog edhe përfundoi pjesa e parë e takimit. Realizues ishte sërish Messi shumë i disponuar për lojë.
Argjentinasi Lionel Messi doli në qendër të vëmendjes sërish në minutën e 88-të të ndeshjes, duke e shënuar golin e tij të katërt në këtë takim për rezultat përfundimtar, 4:1.
Ndeshja e parë ndërmjet Arsenalit dhe Barcelonës pati përfunduar me rezultat të barabartë, 2:2.
Po të martën, edhe skuadra italiane, Inter siguroi plasmanin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Nerazzurrët mposhtën në kryeqytetin rus CSKA Moskën me rezultat minimal, 0:1. Golin e vetëm dhe të fitores për Interin në këtë takim e ka realizuar Sneijder në minutën e 6-të të takimit. Mirëpo, nga minuta e 29-të e ndeshjes skuadra ruse ka luajtur me një lojtar më pak, pasi Odia është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë, me ç’rast edhe është përjashtuar nga loja. Me rezultat identik, Interi pati shënuar fitore ndaj CSKA Moskës edhe në ndeshjen e parë të zhvilluar në Milano para dy javësh.
Liga e Kampionëve
Rezultatet
Barcelona – Arsenal 4:1 (2:2)
CSKA Moska – Inter 0:1 (0:1)