E Diel, 1 Nëntor 2026

Kategoria II Partizani mban kreun ne Grupin B

Ndoshta ende nuk janë mësuar njerëzit të shikojnë një fanelë të tillë të madhe në një kategori kaq të ulët. Por, ky është realiteti dhe Partizani i goditur e i rraskapitur, po përpiqet të ngjitet nga Kategoria e Dytë në të parën, një objektiv për të cilin vlejti shumë barazimi 0-0 i marrë të dielën në fushën e Kuçovës.

Dy skuadrat që dikur luanin në elitë, u ndodhën përballë në një atmosferë festive, të krijuar nga disa mijë tifozë ku mjaft prej tyre ishin të dyzuar, pasi të kuqtë kanë pasur historikisht mbështetje të madhe në këto treva.

Ndeshja ishte me dy fytyra, me Partizanin që luajti më mirë në 45 minutat e para dhe vendasit që u treguan më të rrezikshëm në pjesën e dytë.

Gjithsesi, një barazim, që ruan statuskuonë në krye të Grupi B të Kategorisë së Dytë, ku skuadra e trajnerit Musta mban vendin e parë me 31 pikë pas 15 ndeshjeve, ndaj 30 pikëve të Kuçovës.

Skuadra 15 herë kampione e Shqipërisë mbetet në rrugë të mbarë për të ngjitur një kat në futbollin shqiptar, edhe pse golat i ka me pikatore, pasi ka shënuar gjithsej 17 të tillë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›