Champions, akti i fundit drejt finales

www.albania-sport.com - Është gjithçka gati për tu luajtur ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve, me Bajernin e Munihut dhe Interit që e nisin me avantazhin e krijuar pas ndeshjeve të para, respektivisht kundër Olimpikut të Lionit dhe Barcelonës.
Kjo do të thotë se Barcelona do të shfaqë një profil krejtësisht sulmues për të përmbysur në “Kamp Nou” fitoren 3-1 të Interit në “San Siro”, me synimin për të mbajtur shpresat gjallë për t’u bërë skuadra e parë që mbron titullin, qysh kur Kupa e Kampioneve u shndërrua në Ligën e Kampioneve.
Ndërkaq, Lioni, i vetmi ekip nga katër gjysmëfinalistet, që nuk e ka fituar asnjëherë Ligën e Kampioneve, duhet të shënojë të paktën një gol në “Gerland” për të ekuilibruar fitoren 1-0 të Bajernit të Munihut në “Alianz Arena”.
NDESHJET
Lion-Bajern Munih
Lioni nuk arriti ta shfrytëzojë avantazhin kur mesfushori i Bajernit, Frenk Riberi, u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e parë, përpara se Zheremi Tulalan ta linte me dhjetë vetë skuadrën franceze me fillimin e fraksionit të dytë. Trajneri Klod Pyel ka gjashtë lojtarë me kartonë të verdhë, të cilët pa dyshim do të ulin agresivitetin me frikën se mos humbasin finalen, gjithmonë në rastin se ekipi i tij do të përmbysë e do të bëjë të pavlefshëm golin e Arjen Robenit për Bajernin, ky i fundit është i freskët pasi nuk luajti në fundjavë në kampionatin gjerman.
Bajeni barazoi me Borusia Mënshenglabahun dhe tashmë bashkëkryeson Bundesligën gjermane së bashku me Shalke 04. Daniel van Buyten dhe Martin Demikelis janë të dëmtuar dhe në dyshim, ndërkohë që trajner Luis van Gal mund të hedhë në mbrojtje Anatoli Timoshuk dhe Holgen Badbuster. Pa Riberinë e pezulluar, bosi holandez i Bajernit duhet t’i jetë mirënjohës formë së shkëlqyer të patriotit të tij, Roben, pasi me golat e këtij të fundit Bajerni kaloi 1/8-at me Fiorentinën dhe çerekfinalet me Mançester Junaitid.
Barelona-Inter
Interi fitoi 3-1 në “San Siro” në ndeshjen e parë gjysmëfinale me Barcelonën, dhe po me këtë rezultat fitoi edhe në kampionatin italian me Atalantën, ashtu siç fitoi Barça me Kserezin në kampionatin spanjoll. Trajneri Hoze Murinjo, i cili e zgjati në 164 ndeshje pathyeshmërinë e tij si trajner në ndeshjet shtëpiake me të gjitha skuadrat që ai ka drejtuar (Porto, Çelsi, Inter), që nga 23 shkurti i vitit 2002, kur ai drejtonte Porton, shpreson të luajë finalen e dytë të Ligës së Kampioneve. Lajmi i fundit i keq është dëmtimi i fantazistit holandez, Uesli Snajder, ndërkohë që Dejan Stankoviç nuk do të luajë për shkak të pezullimi me kartonë.
Golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampioneve, me tetë gola në dhjetë ndeshje, Lionel Mesi, beson në forcën e Barcelonës. Trajneri Pep Guardiola është ende në dyshim për lojtarin që do të hedhë në qendër të sulmit, parë dhe faktin së si alternativë për këtë rol ka Zlatan Ibrahimoviçin, i cili zhgënjeu në “San Siro” në ndeshjen e parë, por shënoi në fitoren kundër Kserezit. Barcelonës i duhet të shënojë të paktën dy gola pa pësuar asnjë për të mbërritur në finalen e madhe të Madridit, më 22 maj, por fuqia sulmuese e Interit në kundërsulm mund të shndërrohet në një rrezik të përhershëm për “Los Azulgranas”-it.
LIGA E KAMPIONEVE
GJYSMËFINALET
NDESHJET E KTHIMIT
27.04.2010
20:45 Lion-Bajern Munih (0-1)
28.04.2010
20:45 Barecelona-Inter (1-3)
Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Hene, 26 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili