E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Gal: “Edhe Roben nuk e ka vendin të sigurt”

www.albania-sport.com - Lioni ka nevojë të luajë një futbolli me risk të lartë kundër Bajernit të Munihutnë ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve për të përmirësuar shanset e tij për të arritur për herë të parë në finale në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.

“Ekipi duhet të ndryshojë komplet qëndrimin e tij. Ne duhet të bëjmë një performancë akoma edhe më pozitive”, - tha sulmuesi i Lionit, Lisandro Lopez.

Të dyja skuadrat do të jenë më të dobësuar për shkak të dëmtimeve dhe pezullimeve, me Lionin që do t’i mungojë Zheremi Tulalan dhe Bajernit me Frenk Riberinë, të ndëshkuar me karton të kuq në takimin e parë gjysmëfinal në “Alianz Arena”. Qëndërmbrojtësit e Bajernit, Martin Demikelis dhe Daniel van Buyten janë para një “gare” për të kaluar problemet me gjendjen e tyre, ndërkohë që Lioni ka në dyshim qëndërmbrojtësin Kris dhe anësorin Mishel Bastos.

Mesfushori i Bajernit, Danijel Pranjiç është gjithashtu i pezulluar, dhe trajneri i bavarezëve, Luis van Gal do te jetë pa mesfushorin ukraianas Anatoli Timoshuk, i cili qëndroi në shtëpi për shkak të problemeve me stomakun. Mbrojtësi Diego Kontentdo është gjitashtu në dyshim.

“Ashtu si Daniel van Buyten, edhe Kontentod mori një goditje dhe nuk mund të themi nëse ai do të jetë në gjendje për të luajtur”, - tha Van Gal. “Ata kanë udhëtuar me ne, por ne do të shohim pak më vonë nëse ata janë në formë”.

Mesfushori i Bajenrit, Bastian Shvajnshtajger tha të shtunën pas barazimit 1-1 me Borusia Mënshengladbahut së ekipi i tij është më pak i freskët se sa Lioni, që shtyhu nga ana e tij ndeshjen kundër Monakos.

“Ne pësuam disa dëmtime, ndërkohë që Lioni mundi të përgatitej më qetësisht për këtë ndeshje”, - tha Shvajnshtajger.

Inkursionet e Riberisë janë thelbësore në stilin e kundërsulmit të Bajernit dhe kapiteni Mark van Bomel theksoi se mungesa e anësorit francez do të ndihet jo pak.

“Është një keqardhje për ne që Frenk nuk do të luajë”, - tha Van Bomel. “Ai është një nga lojtarët më të mirë në Europë”.

Trajneri i Lionit, Klod Pyel, është i njohur për motivimin e lojtarëve të tij dhe ai mendon se ekipi i tij mund të kualifikohet edhe pse ka humbur ndeshjen e parë.

“Ne kemi shanset tona në ndeshjen e kthimit, edhe pse do të kishte qenë mirë të shënonim në ndeshjen jashtë shtëpisë”, - tha Pyel. “Ne shkuam në Madrid dhe u kualifikuam dhe tani na duhet ta bëjmë edhe në stadiumin ‘Gerland’. Unë i preferoj këto lloj skenarësh, pasi ju luani futbollin tuaj më të bukur kur ju keni nevojë të merrni rezultat. Unë mendoj se ne kemi çdo shans për t’u kualifikuar thjesht duke luajtur me aftësitë tona”.

Lioni ka pritur vite të tëra për një shans në suksesin kontinental, pasi asnjëherë më parë nuk ka qenë në fazën gjysmëfinale të kompeticionit.

Presidenti i klubit, Zhan Mishel Olas, tha se ekipi gjerman festoi pas fitores në ndeshjen e parë, por ekipi i tij nuk ka aspak frikë pas eliminimi të Realit të Madridit në raundin e parë me nokaut.

“Dëgjova thirrjet e fitores nga lojtarët e Bajernit, të zhurmshme dhe të qarta, kur ata shkuan në dhomën e tyre të zhveshjes”, - tha Olas.

Trajneri Pyel mori lajme të mira pas kthimit në stërvitje të mbrojtësve Dejan Lovren dhe Zhan-Alain Boumsong, ky i fundit nuk luante prej tre javësh pas dëmtimit në stërvitje të një muskuli të pulpës.

“Ai u stërvit normalisht, pas një efekt dëmtimi”, - tha Pyel. “Ai do të jetë në skuadër”.

Edhe pse mbrojtja e Lionin nuk do të shqetësohet nga Riberi, forma e shkëlqyer që po përjeton Arjen Robeni mund të shndërrohet në një makth të vërtetë.

Anësori holandez ka shënuar 20 gola në 31 ndeshje për Bajernin n këtë sezon, dhe 16 në 18 ndeshjet që janë luajtur këtë vit. Ai shënoi golin e fitores së Bajernit në ndeshjen e parë dhe realizoi golin që nxori jashtë Europës, Mançester Junaitid, në çerekfinale.

Van Gal është një trajner i rregullave të ashpra dhe ai nuk hezitoi ta zëvendësonte Robenin në ndeshjen e parë kundër Lionit, edhe pse anësori nuk e mirëpriti atë. Ish-trajneri i Holandës tha se ai mund ta bëjë sërish këtë, nëse kjo gjë do të kërkohet.

“Asnjë lojtar nuk ka garancinë të luajë për 90 minuta me mua, ai duhet të bëjë punën e tij. Kur ai nuk do të bëjë punën e tij atëherë do të jetë jashtë ekipit”, - tha Van Gal. “Të gjithë lojtarët e dinë këtë tani”.

LIGA E KAMPIONEVE
GJYSMËFINALET
NDESHJET E KTHIMIT

27.04.2010
20:45 Lion-Bajern Munih (0-1)

28.04.2010
20:45 Barecelona-Inter (1-3)

Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 26 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›