E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jugu, Vlora ndiqet “egër” nga Domosdova

www.albania-sport.com - Vlora ruajti kryesimin e Grupit të Jugut në Kategorinë e Dytë edhe pas ndeshjeve të javës së 23-të, falë fitores 3-1 në Poliçan. Skënderaj (38’), Hoxha (73’, 11-m) dhe Seriani (75’) ishin autorët e fitores së 16-të të Vlorës së Rrapo Tahos. Berberi shënoi golin e nderit për vendasit e Poliçanit.

Domosdova e vendit të dytë fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0 me Tepelenën: Alushi (80’).

Tomori fitoi 1-0 në Himarë: Karamani (30’), duke i bërë presion të fortë Domosdovës, pasi diferenca midis dy skuadrave është vetëm një pikë.

Këlcyra fitoi 2-0 me Butrintin e Sarandës: Shahini (38’) dhe kapo (67’) ishin dhe autorët e golave.

Delvina fitoi 3-2 ndaj Albpetrolit të Patosit: Çafa (10’ e 84’) dhe Muho (20’) shënuan për delvinjotët, Gega (18’) dhe Goxhaj (66’) realizuan për patosarakët e vendit të katërt.

Përmeti fitoi thellësisht 5-2 me Pojanin e Korçës: Kuro (6’), Mehmeti (29’, 72’ e 79’) dhe Tanushi (40’) realizuan për përmetarët e Lapajt; Kita (48’) dhe Larti (60’) shënuan për pojanakët.

GRUPI I JUGUT
RENDITJA PAS JAVËS SË 23

1. Vlora 52
2. Domosdova 50
3. Tomori 49
4. Albpetroli 43
5. Butrinti 35
6. Delvina 30
7. Tepelena 27
8. Përmeti 27
9. Këlcyra 25
10. Himara 23
11. Maliqi 16
12. Poliçani 13
13. Pojani 12


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 26 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›