Veriu, "luftë" mes Luzit e Tërbunit

www.albania-sport.com - Tërbuni i Pukës fitoi 3-0 kundër Ilirisë së Fushë-Krujës në javën e 23-të të Kategorisë së Dytë, Grupi i veriut. Dy gola nga Pepaj (38’, me 11-m dhe 92’) dhe një gol nga Moriqi 66’ vulosën fitoren e pukjanëve të drejtuar nga Dibra.
Sukthi fitoi 2-1 me Naftëtarin e Kuçovës: Beu (20’, 11-m) dhe Deliallisi 83’ për sukthianët bënë të pavlefshëm golin e Bakos (30’, 11-m) për kuçovarët.
Egnatia e Rrogozhinës fitoi 1-0 me Olimpikun e Tiranës: Çerma (43’).
Veleçiku i Koplikut shpërtheu nga Çlirimi të Fierit: Çokaj (2’), Çolaj (20’), Rajçeviç (42’) dhe Zymeraj 52’ shënuan për koplikasti e drejtuar nga Duli, Sema (74’) realizoi për Çlirimin.
Erzeni i Shijakut barazoi 1-1 Mamurrasin: Koliqi (5’) shënoi pari për Mamurrasin e Përlekës, barazoi Vora (25’, 11-m) për Erzenin e Bespallës.
Luzi 2008 fitoi 2-0 në tavolinë ndeshjen me Korabin, tashmë të përjashtuar prej disa javësh.
GRUPI I VERIUT
RENDITJA PAS JAVËS 23
1. Mamurrasi 50
2. Luzi 2008 46
3. Tërbuni 45
4. Erzeni 40
5. Veleçiku 35
6. Iliria 32
7. Olimpik 32
8. Sukthi 24
9. Naftëtari 21
10. Egnatia 21
11. Përparimi 20
12. Korabi 16
13. Çlirimi 7
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Hene, 26 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili