Flamurtari me dy fytyra, fiton në shtëpi dhe humbet jashtë
Vlonjatët edhe në transfertën e fundit kanë humbur, edhe pse në kupë, tani presin në fundjavë Vllazninë për të bërë autokritikën
Flamurtari vuan edhe në kupë sindromën e transfertave, ku sërish ka humbur. Përballë Kamzës, ekipi vlonjat ka humbur në shifrat 1-0 dhe duket se objektivi i përcaktuar për të marrë nëntë pikët e plota në tri takimet e para nuk është realizuar tashmë. Shefi i klubit të Flamurtarit, Geri Çipi, ka pranuar pas ndeshjes se për objektivin e Flamurtarit në kupë asgjë nuk ka ndryshuar, pra mbetet kualifikimi dhe vendi i parë në grup.
Ajo që ndryshon në këtë ndeshje, krahasuar me të tjera, është paraqitja që bëri ekipi. Pra, ishte një paraqitje e dobët dhe kaq, ndaj kjo është ajo që mërzit në shumë në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë. Ndërsa për të tjerat, që lidhen me rëndësinë e kupës, nuk ndryshon gjë, pasi është luajtur vetëm një takim dhe janë pesë të tjera, nga të cilat tre do ti luajmë në fushën tonë. Çfarë nuk na pëlqeu? Loja e zhvilluar, ku nuk u paraqitëm mirë në fushën e lojës, atë Flamurtari që të gjithë kërkojmë.
Megjithatë, ishte veç takimi i parë, ajo që duhet të bëjmë është të mendojmë për kampionatin, pasi të shtunën luajmë një sfidë shumë të vështirë përballë Vllaznisë dhe duhet fitorja, – përfundon Çipi. Pavarësisht se një pronocim i shkurtër, duket qartë se humbja në Kamzë i ka zhgënjyer drejtuesit, kur kërkohej të merreshin pikët e plota, të paktën ky ishte objektivi i vendosur për tri takimet e para në Kupën e Shqipërisë, një kompeticion ku vlonjatët shpresojnë shumë ti shkojnë deri në fund.
Oshilacioni Të bën përshtypje se si Flamurtari ndryshon kaq shumë kur bëhet fjalë për ndeshjet jashtë, kur brenda fushës së vet prej 29 ndeshjesh në kampionat, ndërsa jashtë fushës së tij vetëm humbet, të paktën prej 9 ndeshjesh, duke llogaritur edhe ndeshjen e fundit në Kamzë për kupë. Fitorja e fundit në daton në muajin mars të këtij, në fazën e dytë në Laç, teksa fiton ngushtë.
Prej asaj ndeshje vlonjatët nuk kanë arritur dot të fitojnë, minimumi ndonjë barazim. Ndërsa këtë sezon asnjë fitore, janë 2 humbje në kampionat, me Teutën në Durrës dhe me Tiranën në kryeqytet, dhe një humbje në kupë, ajo e djeshmja në Kamzë. Por si duket, nuk ka kohë shumë për të menduar për këtë oshilacion, sepse në fundjavë Flamurtari pret Vllazninë në kampionat, aty ku vlonjatët nuk mund të falin, aq më tepër që është ndeshje shtëpie.
