Champions, ja kundërshtarët e Dinamos
UEFA spostoi datën e hedhjes së shortit të turit të parë eliminator të Ligës së Kampioneve, nga 27 qershori kur ishte parashikuar më parë, më 1 korrik, sërish në Nion të Zvicrës. Kjo dhe për shkak të angazhimeve në Kampionatin Europian, që përfundon më 29 qershor. Në këtë tur marrin pjesë 28 ekipe kampione që renditen nga vendi i 23-të në Europë e deri te i 53-ti. Shqipëria në bazë të rezultateve në pesë vitet e fundit ndodhet në vendin e 43-të nga 53 federata që bëjnë pjesë në UEFA. E para është Anglia me dhe e fundit San Marino.
Kampionia e Shqipërisë, Dinamo (koeficienti 1.210) bën pjesë në vazon e ekipeve të dobëta, ku bëjnë pjesë edhe BATE Borisov (Bjellorusi), Levadia Tallin (Estoni) ,Inter Baku (Αzebajxhan), Pyunik Yerevan (Armeni), FK Aktobe (Kazakistan), Linfield Belfast (Irlanda e Veriut), Llanelli FC (Uells), NSI Runavik (Ishujt Faroe), F91 Dudelange (Luksemburgu)- Valletta FC (Maltë), Santa Coloma (Andora), Buducnost Podgorica (Mali i zi) dhe Μurata (San Marino). Në grupin e ekipeve të forta nga ku do të dalë edhe kundërshtari i bluve shqiptarë ndodhen Dinamo Zagreb (Kroaci, 17.836 koeficienti), Petrzalka Bratislava (Sllovaki), NK Domzale (Slloveni, skuadra që eliminoi Tiranën sezonin e kaluar), IFK Goteborg (Suedi), Anorthosis Famagusta (Qipro), Tampere United (Finlandë), Dinamo Tbilisi (Gjeorgji), FK Ventspils (Letoni), Rabotnicki (Maqedoni), FK Modrica (Bosnjë), BK Kaunas (Lituani), Sheriff Tiraspol (Moldavi), Drogheda United (Irlandë) dhe Valur Reykjavik (Islandë). Një nga kundërshtarët e Dinamos është edhe skuadra qipriote Anorthosis Famagusta, ku aktivizohet portieri i Kombëtares shqiptare Arjan Beqaj. Sa për statistikë, Anorthosis është skuadra e 193-të më e fortë në Europë, ku e para sipas koeficienteve të pesë viteve të fundit është Çelsi, që në total ka 127.586 pikë.
Krijohet Liga Profesioniste e Futbollit
Artan Shyti mund të jetë drejtyesi i parë i Ligës Profesioniste të Futbollit Shqiptar. Më në fund, shefat e klubeve më të mëdha të Superligës janë mbledhur për të krijuar edhe instrumentin që do të menaxhojë aktivitetin e tyre, deri tani i administruar nga Federata Shqiptare e Futbollit. 12 presidentët e klubeve kryesore, Tirana (e përfaqësuar nga Shefikat Ngjela), Dinamo (Besnik Sulaj), Partizani (Albert Xhani), Elbasani (Arben Laze), Besa (Nexhat Bizhdili) e disa përfaqësues të tjerë janë mbledhur në një nga kafet e njohura në kryeqytet (“Austria”) duke diskutuar të gjitha aktet që do të bëjnë të mundur zyrtarizimin dhe legalizimin e Ligës Profesioniste, në të cilën do të bëjnë pjesë 12 klubet e Superligës. jatë kampionateve të fundit, bosët e klubeve kanë pasur jo pak ankesa për gjykimin dhe menaxhimin e kampionatit nga drejtuesit e FSHF-së.
10 Qershor 2008