Valon Behrami, më i miri i Zvicrës
Valon Behrami është përzgjedhur nga lexuesit e faqes së televizonit zviceran “Schëeizer Fernsehen”, euro2008.sf.tv, si lojtari më i mirë i Zvicrës në humbjen kundër Çekisë (0-1). Mesfushori kosovar morri më shumë se 125 mijë vota duke marrë notën mesatare 4.83, duke lënë pas kapitenit Aleks Frei, i cili doli i dyti me notën mesatare 4.61. Më pas vijnë Gelson Fernandes (4,03), Stephan Lichtsteiner (3,92), Tranquillo Barnetta (3,87) dhe Johan Vonlanthen (3,86). Lajme të këqia për trajnerin e Zvicrës, Kobi Kuhn. Pas lamtumirës së shpejtë të sulmuesit Aleksandër Frei, në dyshim në kampin helvet janë edhe mesfushori Valon Behramni e sulmuesi Markos Streler. Kosovari me pasaportë zvicerane ndjeu një kontrakturë në kofshë.
“Ndahet” Podolski, shënon kundër familjes
Luka Podolski ishte autori i dy golave kundër vendit të tij të lindjes, Poloninë (2-0). Lojtari i Kombëtares gjermane nuk u shfaq me shëprthimin e zakonshëm të gëzimit të golit. “Sigurisht që ndjejat e mia janë të ndara. Unë jam lindur në Poloni dhe kam famijen që jeton atje, kjo është shumë e rëndësishme për mua. Ne aplikuam atë që kishim punuar në stërvijte dhe duhet të ndjekim këtë rrugë. Ndeshja kundër Polonisë, nuk ishte veçse etapa e parë. Duhet të ruajmë rithmin, nuk duhe të lëshojmë. Kemi dy ditë për t’u çlodhur dhe tu rigjeneruar”, - tha Podolski për faqen zyrtare euro2008.com
Arrestohen 140 huliganë gjermanë
Rreth 140 huliganë gjermanë u arrestuan në Klagengfurt të Austrisë pak çaste para fillimit të ndeshjes Gjermani-Poloni (2-0). Lajmi u bë i ditur nga policia gjermane, që sqaroi se ishin kryer edhe 30 ndalime të tjera për arsye të ndryshme, për shkak se mbanin parrulla me nënshkrime antiraciste dhe slogane kundër të huajve. 17 prej huliganëve të ndaluar janë futur në dhoma speciale.
Portugezi Deko drejt Interit
Mesfushori portugez i Barcelonës, portugezi Deko mund të bashkohet me Interin, edhe pse për futbollistin e kombëtares luzitane interesohej edhe Çelsi. 30-vjeçari pritet të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me klubin zikaltër. Transferimi pritet të kushtojë 12 milionë euro. Trajneri Hoze Murinjo ka kërkuar edhe shërbimet e Konkos (Xhenoa), Mansinit (Roma) dhe Lampard (Çelsi).
Çelsi në garë për Eto
Sfidë Çelsi-Inter për Samuel Eto. Sipas tabloidit anglez “The Sun”, klubi i Roman Abramoviçit është i gatshëm të sfidojë zikaltërit, duke iu ofruar klubit katalanas rreth 27 milionë euro për kartonin dhe një kontratë prej 6.5 milionë euro në sezon për sulmuesin kamerunez. Për sa i përkët pistës Drogba, kuqezinjtë e Milanit duhet të derdhin 22 milionë euro te klubi anglez.
10 Qershor 2008