Rama në pikëpyetje, Meta e Berisha kandidim në Tiranë
Ilir Meta sfidon i pari rivalët e tij politikë, Sali Berisha dhe Edi Rama. Burime nga Lëvizja Socialiste për Integrim sqarojnë se tanimë është rënë dakord që kreu i partisë të udhëheqë listën e kandidaturave të Tiranës. Që në një farë mënyrë do të jetë edhe udhëheqja e të gjitha zgjedhjeve për shkak të rëndësisë që merr kryeqyteti. Sakaq, në selinë rozë fliten dy strategji që mund të ndjekë kryetari Rama. Kryeministri Berisha ka gjasa që të mbetet në Qarkun e Tiranës në listë, por ende nuk ka qëndrim të qartë.
LSI
Strukturat e degës së kryeqytetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë diskutuar së fundi çështjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Në një qëndrim unanim mësohet të jetë rënë dakord që Ilir Meta të jetë kryesues i listës. Një tjetër detaj i rëndësishëm sa i takon kësaj partie është emri i Monika Kryemadhit si udhëheqëse e listës së kandidaturave në Qarkun e Dibrës. Meta në vijimësi e ka vënë në dukje faktin se është i vetmi kryetar partie politike që ka guxuar të kandidojë, duke u testuar në një zonë zgjedhore pa qenë njëkohësisht në listat partiake në vendin e parë. Për disa mandate rresht ai është zgjedhur deputet në njësinë zgjedhore që përfshinte Skraparin. Një fitore që u arrit edhe pas ndarjes me Partinë Socialiste, kur garonte me siglat e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Emri i Metës në krye të listës së Tiranës merr rëndësi në të gjithë shtrirjen territoriale për shkak të impaktit që ka Tirana.
PS
Situata në Partinë Socialiste është paksa më komplekse. Kryetari Edi Rama është njëkohësisht edhe kryebashkiaku i Tiranës. Ky fakt e ndërlikon llogaritjen elektorale dhe rreshtimin në listat e zgjedhësve. Burimet nga selia rozë sqarojnë se ka dy strategji të mundshme. E para është ajo e një vazhdimësie në drejtimin e Bashkisë së Tiranës dhe udhëheqja e fushatës pa kandiduar për postin e deputetit. Në rast se socialistët do të rezultojnë fitues të zgjedhjeve, në cilësinë e kreut të mazhorancës, Rama do të heqë dorë nga bashkia për të marrë postin e Kryeministrit. Në të kundërtën ai do të vijojë të ushtrojë detyrën e kryebashkiakut deri në fund të mandatit. Strategjia e dytë është ajo e dorëheqjes nga posti i kryebashkiakut dhe rreshtimit në listat e kandidatëve për deputetë. Sipas gjasave, nëse diçka e tillë ndodh, ka mundësi që Edi Rama të udhëheqë listën e kryeqytetit. Heqja dorë paraprakisht nga mandati i kreut të pushtetit lokal në Tiranë do të pasohej pas zgjedhjeve të përgjithshme me votime të veçanta në kryeqytet.
PD
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është personazhi që aktualisht është deputet i Qarkut të Tiranës. Kjo për shkak se është zgjedhur me votat e elektoratit të Kavajës. Duke u nisur nga pozicionimi i mëparshëm, mendohet se Berisha do të vijojë të garojë në këtë qark, duke udhëhequr listën e Partisë Demokratike. Në këtë mënyrë, ai mund të luftojë edhe më direkt me kundërshtarin e tij Edi Rama, duke shfrytëzuar pikat e dobëta të punës së pushtetit lokal në Tiranë. Prej disa mandatesh Sali Berisha arrin të sigurojë fitore të padiskutueshme në zonën e tij në Kavajë, por paralelisht ka qenë kryesues i listës së subjektit politik, Partisë Demokratike.
Simboli
Tirana, peshorja e zgjedhjeve
Në kryeqytetin shqiptar rezulton të jenë në listat e votimit mbi 600 mijë votues. Duke krahasuar këtë shifër me totalin e zgjedhësve në rang vendi, ajo është shumë e ndjeshme. Ky fakt e shton rëndësinë që merr Tirana në zgjedhjet lokale dhe parlamentare. Nëse shikon rezultatin e zgjedhjeve kupton se bashkia prej vitesh drejtohet nga të majtët, ndërsa njësitë e tjera vendore jashtë qytetit udhëhiqen nga të djathtët. Sa u takon zonave zgjedhore; në procesin e 3 korrikut 2005 socialistët fituan katër mandate, ndërsa demokratët fituan në pjesën dërrmuese. E njëjta panoramë ishte edhe jashtë qytetit ku të majtët morën vetëm një mandat deputeti.