E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma mund të ëndërrojë

Kapiteni i Romës, Francesco Totti beson se ekipi i tij është duke jetuar një ëndërr, e cila mund të realizohet me fitimin e Scudettos këtë sezon. Giallorossët gjenden në pozitën e dytë në Serie A, me një pikë të vetme prapa kryesuesit Inter, gjashtë ndeshje para përfundimit të sezonit.

Totti ka shprehur habinë e tij rreth reagimit të Romës pas startimit të dobët këtë edicion. “Kemi arritur fitore të rëndësishme kundër Barit të shtunën, që na mundëson të ëndërrojmë. Ne duam ta jetojmë këtë ëndërr deri në fund dhe do ta japim maksimumin. Nëse ndalemi dhe mendojmë se si kemi filluar këtë sezon, duket e çuditshme, por duam ta jetojmë këtë ëndërr deri në fund. Jam i sigurt se Olimpico do të jetë i mbushur të dielën për shkak të politikës fituese të zbritjes së çmimit të biletave, që është adaptuar nga klubi në kohën e fundit”, shkroi Totti në të përditshmen sportive italiane Corriere dello Sport.

Ikona e Romës ka falënderuar tifozët për përkrahjen e tyre të madhe. “Shumë tifozë na kanë përcjellë në Bari. Praninë e tyre e kemi vërejtur, por në fund të ndeshjes shkuam në sektorin e tyre dhe kuptuam se ishte mbushur me tifozë të Romës, të cilët na kanë përkrahur dhe jam i sigurt se do të vazhdojnë edhe në ndeshjet e ardhshme”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›