E Diel, 1 Nëntor 2026

Vëzhgimi i ALSAT/ Tregu i kredisë, bankat lojë me interesat

Tregu i kredisë në Shqipëri përvecse me mungesë të theksuar transparence është edhe shumë i shtrenjtë. Nëse një qytetar do të marrë një kredi për shtëpi, atij do të duhet ti paguajë bankës më shumë se dyfishi i cmimit. Për ta bërë transparente dhe të kuptueshme këtë ALSAT bëri një vëzhgim në 5 bankat e nivelit të dytë. Për të mos u ngatërruar me shifra e thjeshtuam cështjen duke aplikuar në secilën bankë për një kredi për shtëpi me vlerë 100 mijë euro dhe afat kthimi 20 vjet.

Cfarë ofron tregu sipas këtij rasti?
Në Raifasen Bank pasi parashtruam kërkesën tonë dhe deklaruam se plotësojmë të gjithë kushtet e kredisë morëm përgjigje se kësti mujor për kredinë 100 mijë euro ishte 1125 euro. Pas një shumëzimi të thjeshtë rezulton se 240 muaj më vonë bankës do ti paguajmë 270 mijë euro, ose 170 mijë euro më shumë nga marrim.

Banka Kombëtare Tregtare të njëjtin produkt me të njëtët kushte e ofron me një këst mujor prej 981 euro. Kjo do të thotë se pas 20 vjetësh banka do të marrë 235 mijë e 440 euro. Llogaria e thjeshtë tregon se bankës i paguhen si interes kredie 135 mijë euro.

Banka Kombëtare e Greqisë që së fundi ka ofruar edhe një produkt të ri për kredinë për shtëpi razulton të ketë për të njëtën kredi 923 euro këst mujor. Pas përllogaritjeve del se në total bankës i paguhen në 20 vjet për 100 nijë euro të marra 221 mijë e 520 euro ose 121 mijë e 520 euro interesa.

Një tjetër Bankë greke në kryeqytet Tirana Bank këtë produkt e ka me 900 euro interesa mujore. E përllogaritur me të njëtën formë del se bankës i kthehen 216 mijë euro principal dhe interesa ose e thënë ndryshe 116 mijë euro më shumë nga se klienti merr.

Banka e fundit që ne kërkuam kredi 100 mijë euro për 20 vjet ishte Inteza San Paolo. Këtu kësti mujor i kërkuar ishte 868 euro. Pas 20 vitesh këtu duhet të kthehen 208 mijë e 320 euro interesa dhe principal. Nga bankat që ne pamë ky është kësti më i ulët por përsëri edhe këtu intersat janë më shumë se sa kredia që merr.

Rasti që morëm ishte i thjeshtëzuar, por nuk duhet harruar se mbi këtë shumë në secilin rast duhet të shtohen edhe së paku 7 mijë euro komisione, që përfshijnë disbursimin, sigurimin e jetës e banesës, hipotekën dhe noterizimet.

Duke i konsideruar komisionet të njëjta për të gjithë bankat rezuton se ndryshimi mes bankave për të njëtin produkt është 62 mijë euro. Nuk po e gjykojmë këtë shifër pasi kemi të bëjmë me treg privat. Guvernatori i bankës së Shqipërisë e njeh faktin dhe deklaron kështu

"Banka e Shqipërisë ia ka shtruar tapetin e kuq, sistemit bankar financiar për të monitoruar dhe ulur në një mënyrë sa më eficente kostot e sistemit, kështu që mbetet sistemi financiar të përshtatet sa më mirë me uljen me efektivitet të këtyre kostove", Ardian Fullani Guvernator i BSH.

Por ajo që askush nuk e thotë është fakti se këto 62 mijë eurot që ndryshojnë nga banka në bankë i paguan konsumatori dhe kjo vetëm për një arsye, për mungesë transparence.

Adi Darsi Azhornuar së fundi ( e premte , 09 prill 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›