E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valencia-Shalkegjermanët e nisin të favorizuar

Përveç Totenhem-Milan, sfida tjetër që do të luhet sot në mbrëmje është ajo mes Shalkes dhe Valencias. Barazimi 1-1 i arritur në Spanjë, duket se e bën më të lehtë punën për ekipin gjerman, megjithatë Valencia mbetet një skuadër e vështirë për çdo kundërshtar. Për Shalken do të mungojnë sulmuesi holandez Klas-Jan Huntelar, i cili ende nuk e ka marrë veten nga dëmtimi. Megjithatë shpresat e tifozëve të Shalkes janë të gjitha te sulmuesi spanjoll Raul Gonzales, që në Ligën e Kampioneve ka më shumë eksperiencë nga të gjithë. “Ne kemi luajtur në transfertë me Valencian dhe aty mund të kishim fituar ose të humbisnim, por tani na intereson se kush shënon golat”, deklaroi Magat.
Në krahun tjetër, trajneri i Valencias Unai Emeri kërkoi nga skuadra që të luajë me autoritet dhe përgjegjësi në fushë. “Duhet ta përgatisim veten sa më mirë për këtë ndeshje. Kemi 90 minuta për të siguruar kualifikimin, të shohim nëse do të jenë të mjaftueshme”, u shpreh Unai Emeri.

(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›