UEFA, hetim përmes bastevepër ndeshjet e Superligës
TIRANE- Ndoshta në Shqipëri nuk do të vijnë inspektorë, por UEFA e ka nisur tashmë hetimin e saj për trukimet në ndeshjet e Superligës. Edhe në këtë rast, institucioni qendror i futbollit europian do të përdorë Sistemin e Dedektimit dhe të Monitorimit të basteve për të parë se çfarë ndodh në kampionatin shqiptar. Hetimi do të shtrihet javë pas jave, madje burime zyrtare në Federatën Shqiptare të Futbollit bëjnë të ditur se ai tashmë ka nisur. Të marrësh informacion direkt nga futbollistët apo nga skuadrat për trukimet, duket tepër e vështirë, kështu që është zgjedhur rruga që po përdoret tashmë gjerësisht në Evropë, ajo e monitorimit të shumave në kompanitë e basteve. Edhe pse në Shqipëri pjesa më e madhe e trukimeve janë pazare mes klubeve që nuk kanë lidhje me bastet, sërish futja e tyre ka ndikuar dukshëm te shumë ndeshje. Shumë ekipe, javë pas jave, dhurojnë rezultate të çuditshme nëpërmjet impenjimit apo mosimpenjimit të tyre në fushën e lojës. "UEFA është duke monitoruar çdo ndeshje, nëse vihen shuma të mëdha për ndeshje të caktuara ajo arrin ta kuptojë nëpërmjet Sistemit të ri të Dedektimit që është ngritur, - thanë burime zyrtare në FSHF. - Më pas, do të ndërtohet një raport dhe në mes mund të futen edhe institucione të tjera". Hetimi i ndeshjeve të Superligës nisi pas skandalit të javës së 22-të, kur tre ndeshje përfunduan nën akuzë. Sidomos takimi mes Dinamos dhe Skënderbeut ishte një pazar i pastër, ndonëse arsyet nuk duket se lidhen aq shumë me kompanitë e basteve.
Hetimi
Po si do të ndodhë realisht hetimi i ndeshjeve të Superligës? Në fakt, edhe pse në Shqipëri nuk mund të vendosen shuma të mëdha parash në baste për këto takime, në kompanitë e huaja një gjë e tillë është e lejueshme. Kjo bën që shumë ndeshje të Kategorisë Superiore të përfundojnë në hijen e dyshimeve, pasi disa prej presidentëve të klubeve duken të lidhur me kompani bastesh. Sistemi i Dedektimit dhe Monitorimit i ngritur një vit e gjysmë më parë nga UEFA bën që për çdo lëvizje të shumave të parave në baste, të ketë një sinjal, që shkon direkt e në Nion. Më pas, ndërtohen raporte nga specialistë të ndryshëm, duke marrë për bazë lëvizjen e koeficientëve moment pas momenti dhe shumat e parave të vëna. Ky sistem i UEFA-s deri tani ka rezultuar tepër efikas dhe kjo bëri që në Gjermani, Prokuroria e Bokumit, të nxirrte si të dyshuara rreth 200 ndeshje. Në Gjykatën e këtij qyteti ka nisur tashmë gjyqi, ku në qendër të akuzave qëndrojnë sërish vëllezërit kroatë Sapina, të njëjtët si në skandalin e Robert Hojzer në vitin 2004.
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)