E Shtunë, 31 Tetor 2026

Totenhemi, në Londër atmosferë armiqësore ndaj Flamini

LONDËR- Edhe pse kanë fituar 1-0 në Milano, futbollistët dhe trajneri i Totenhemit deklarojnë se do të luajnë në sulm edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Milanit. Skuadrës londineze i mjafton edhe një barazim për të kaluar në turin tjetër, ndërkohë që rikthimi i Garet Bejl i ka dhënë më shumë besim skuadrës. Po ashtu, i gatshëm do të jetë edhe Rafael Van der Vart, që do të përbëjë dyshen e sulmit së bashku me Piter Krauç. “Bejl do të jetë në fushë, por nëse nuk është 100 %, atëherë mund edhe të mos luajë shumë. Do të presim çastet e fundit për të vendosur”, deklaroi trajneri Herri Rednap. Ai ka premtuar një pritje armiqësore për francezi Matjë Flamini, autor i një ndërhyrjeje të rëndë ndaj Vedran Çorlukës në ndeshjen e San Siros. Veç kësaj, tifozët e konsiderojnë atë ende si pjestar të Arsenalit. “Do të jetë një pritje e ngrohtë për Flamini. Jam i sigurt se edhe ai vetë e pret një gjë të tillë. Ka qenë futbollist i Arsenalit dhe po vjen të luajë në fushën tonë. Në ndeshjen e parë bëri një ndërhyrje shumë të rëndë, kështu që e imagjinoni se çfarë e pret”, shtoi trajneri i Totenhemit. Rednap foli edhe për sjelljen e Gatuzos në ndeshjen e parë, por këtë herë një intonacion më të zbutur.

(e.m/A.Latifi/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Totenhemi, në Londër atmosferë armiqësore ndaj Flamini

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›