E Shtunë, 31 Tetor 2026

Charlize Theron frikësohet nga Scarlett Johansson

PARIS-Charlize Theronit kanë filluar t’i dridhen gjunjët. Aktorja frikësohet se ajo do të humbasë dhe marrëveshjen me Dior nëse rivalja e saj Scarlett Johansson do e zëvëndësojë në reklamë pasi ka nisur kohet e fundit te ngjasoje teper si franceze.

Burimet thonë se përfaqësues të gjigantit të modës i kanë thënë Charlize, e cila fiton 5 milion dollarë në vit si fytyra publike e Dior’s J’Adore, se ajo duhet të duket “më shumë franceze” nëse e dëshiron ta mbajë gjatë këtë epitet.

Ndërkaq, Scarlett është në pozicion për të qenë e preferuar e firmës së njohur franceze pasi ajo është shumë e dhënë pas Parisit dhe këtë duke falënderuar revistën franceze Vanity Fair dhe lidhjen e saj me francezin, Romain Dauriac, një ish-gazetar i kulturës.

“Scarlett e adhuron Parisin dhe kalon muaj të tërë me Romain në të”, tha një burim.

“Përveç kësaj, francezet i janë përgjigjur shumë mirë fotove të saj në ‘Vanity Fair’, veçanërisht atyre ku ajo përngjan shumë me Brigitte Bardot”.

Të gjithë këto, sic thonë tabloidte, e kanë bërë Charlize të nisë të frikësohet vërtet.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›