E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Teksasit amendon një prej ligjeve më të rrepta kundër abortit

UASHINGTON - Senati i Teksasit amendoi një prej projektligjeve më të rrepta në SHBA kundër abortit, me gjithë kundërshtitë e demokratëve të cilët refuzuan një amendament të ngjashëm në fund të qershorit.

Guvernatori i Teksasit, republikani Rick Perry, premtoi se do ta firmoste ligjin e ri.

"Sot, parlamenti i Teksasit ndërmorri hapin final të përpjekjes sonë historike për mbrojtjen e jetës", deklaroi Perry.
Projektligji u aprovua mbrëmë me 19 vota pro dhe 11 kundër. Sipas mediave lokale, një demokrat e bashkoi votën e tij me ato të republikanëve në favor të amendamentit.

Ky amendament ndalon abortin pas 20 javëve të shtatzënisë dhe e lejon atë vetëm nëse nëna ndodhet në rrezik me mbikëqyrjen e rreptë të një mjeku gjatë procesit.

Sipas mbrojtësve të abortit, ligji do të çojë në mbylljen e pothuajse të gjitha qendrave të abortit në Teksas, duke e reduktuar numrin e tyre në pesë nga 42 qendra.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›