E Shtunë, 31 Tetor 2026

Charlize Theron nuk del më në publik

Charlize Theron ka rruar kokën për rolin në filmin "Mad Max: Fury Road", ku interpreton edhe aktori Tom Hardy.

Por, edhe pse në fillim nuk e vrau mendjen për këtë ndryshim ekstrem look-u, tashmë aktorja afrikano-jugore nuk del më në publik, madje as me kapele.

Një burim për revistën "National Enquirer", theksoi: “Charlize nuk del dot më në publik sepse turpërohet nga pamja e saj.”

“Sapo të mbarojë xhirimet ka vendosur që të blejë të gjitha produktet që do e ndihmojnë në rritjen sa më të shpejtë trë flokëve”, shton po i njëjti burim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›