E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi nuk e meriton "Topin e Artë"

Eksperti i Real Madridit, portugezi Jose Mourinho pas fitores se skuadrës së tij në miqësoren ndaj Los Angeles Galaxy, ka deklaruar se futbollisti i Barcelonës, Lionel Messi nuk e meriton ta fitojë "Topin e Artë".

Sipas Mourinhos, Messi nuk meriton ta fitojë "Topin e Artë", sepse sipas tij, argjentinasi nuk e ka fituar La Ligën e as Ligën e Kampionëve. "Ai nuk e ka fituar La Ligën, e as Ligën e Kampionëve dhe nuk e meriton ta fitojë përsëri `Topin e Artë`", ka thënë Mourinho i njohur më nofkën "I veçanti". "Mos e ndryshoni idenë time, megjithatë, unë i respektojë ata të cilët do të votohen", tha ai. Ylli i Barcelonës, ka fituar tri herë radhazi "Topin e Artë" dhe është në rrugë të mirë që sërish ta fitojë këtë çmim.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›