Brown në thumb të kritikave
Kryeministri i Britanisë, Gordon Brown, u përball sot me kritika, për shkak të mënyrës se si mbrojti rolin e tij në invadimin në Irak në vitin 2003.
Brown të premten deklaroi para Komisionit hetues se vendimi i Britanisë për të hyrë në Irak ishte një vendim i drejtë dhe mohoi akuzat se ka nuk ka ndarë fonde për ushtrinë, gjatë kohës sa ishte Ministër i Financave.
Përderisa u distancua nga hapat ushtarak dhe nga negociatat diplomatike, të cilat pasuan pas konfliktit, ai theksoi se ai gjithmonë ka qenë i informuar dhe se ka bërë çdo gjë që është kërkuar nga ai, gjatë kohës sa ka qenë Ministër i Financave në qeverinë e Tony Blairit.
Por Lordi Charles Guthrie, kryesues i forcave të armatosura të Britanisë, nga viti 1997 deri në vitin 2001, theksoi se Brown ka qenë “ekonomik gjatë dëshmisë së tij” para Komisionit, të kryesuar nga John Chilcot.
Gjatë kohës sa ka qenë Ministër i Financave, Brown nuk ka pasur simpati për ministrinë e mbrojtjes, tha Guthrie.
“Ai po derdhte para në departamentet tjera të shtetit, duke ndarë në anën tjetër shumë pak fonde për ne”, tha Guthrie.