E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chavez: Gaddafi i ka shpëtuar NATO-s

Presidenti venezuelian Hugo Chavez ka deklaruar se lideri libian Muamar Gaddafi i ka shpëtuar NATO-s, të mbështetur nga forcat rebele, duke u larguar drejt shkretëtirës. Sipas venezuelianit, ai vazhdon seancën e tij të gjashtë të kemioterapisë. Gadafi si një burrë i fortë është arratisur në mënyrë të sukseshme pas 6 muajsh luftë.

"Tani ata po e kërkojnë Gaddafin, gjallë apo vdekur, por mendoj se ai është larguar drejt shkretëtirës, ose ashtu duket, nuk di çtë them. Zoti e ndihmoftë Muamar Gaddafin dhe popullin libian. Dhe unë bëj edhe njëherë thirrje, mjaft me këto cmëndurira".
Një muaj më parë, u hodhën hipoteza se Gagdafi mund të ishte larguar drejt Karakasit, kryeqytetit venezuelin. Por duket se kjo ide nuk ishte e vërtetë, pasi vetë Chavez është duke luftuar, dhe kësaj herë kundër kancerit.
 

" Tani ndihem mirë. Cdo ditë ndihem edhe më mirë, falë zotit dhe mjekëve venezuelian dhe kubanezë", tha Chavez rreth shëndetit.
Lideri venezuelin ka qënë ndër të vetmit lider botërore i cili shprehu mbështetjen e tij lidhur me punën e Gaddafit, gjatë luftës në Libi. Gjithashtu ai nuk aprovoi asnjeherë ndërhyrjen ushtarake të forcave perëndimore dhe Natos në vend, duke e cilësuar atë si një akt të shëmtuar dhe vetëm për interesa personale të SHBA-ve. Sipas tij, lufta në Libi kishte vetëm një qëllim dhe ajo ishte zotërimi i burimeve të naftës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›