Kili, rrëzohet avioni, nuk dihet fati i udhëtarëve

Një avion në bord me 21 persona rezulton i humbur në Kili. Forcat ajrore hedhin dyshime se mund të jetë përplasur në Oqeanin Paqësor, drejt rrugës për në ishullin Huan Fernandez.
Ministri kilian i Mbrojtjes, Andres Allamand deklaroi se avioni Casa 212, ishte përpjekur që të ulej dy herë në ishull përpara se të zhdukej. Ndërkohë që kreu i Bashkisë në ishullin Huan Fernadez, tha se kushtet e motit ishin të vështira dhe me erë, ndërsa bagazhet e pasagjerëve janë shpërndarë në ujë. Në bord udhëtonin një ekip televizioni dhe ndër ta edhe prezantuesi i njohur kilian Felipe Camiroaga. Forcat ajrore deklaruan gjithashtu se aeroplani i ishte afruar edhe më parë disa herë ishullit përpara së të humbte komunikimin në radio me kullën, duke kërkuar mbështetje nga forcat ajrore dhe marina.
Presidenti kilian Sebastian Pinera deklaroi se bashkohej më shqetësimin e familjarëve e atyre qe ndodhen në bord.
"Shpresoj shumë që dyshimet se 21 pasagjerët e bordit të kenë rënë në det, të jenë gjallë në këto momente. Ky është padyshim një moment shumë i vështirë për shtetin tonë" tha Pinera.
Ndërkohë që personat e tjerë kanë nisur të ndezin qirinj në afërsi të vendngjarjes dhe pranë televizionit ku punon ekipi televiziv dhe prezantuesi i njohur Camiroaga.