E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chavez: Jam gjallë

Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, ka folur përmes telefonit për një televizion në Venezuelë, pas thashethemeve që qarkullonin se ai ose ishte shumë i sëmurë ose kishte vdekur.

Chavez gjendet aktualisht në Kubë, ku po merr trajtimin e fundit kundër kancerit.

Venezuelasit nuk kanë parë dhe dëgjuar nga presidenti i tyre për më shumë se një javë, por Chavez e thirri televizionin shtetëror VTV, për të thënë se do të kthehet së shpejti në Venezuelë.

Chavez tha se do të kthehet sërish në Kubë për trajtime tjera dhe e paralajmëroi popullin se derisa ai trajtohet nga kanceri dhe para zgjedhjeve të tetorit “duhet mësuar me thashethemet që do qarkullojnë”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›