E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidhet shorti për Olimpiadën ‘Londra 2012’

Të martën është hedhur shorti, i cili përcaktoi grupet e Lojërave Olimpike ‘Londra 2012’ në futboll.

Zvicra, e cila pritet të përfaqësohet nga disa futbollistë shqiptarë, do të bëjë gara në Grupin B, së bashku me Meksikën, Korenë e Jugut dhe Gabonin. Helvetikët do të luajnë me Gabonin me 26 korrik, me Korenë e Jugut më 29 korrik dhe me Meksikën, me 1 gusht.

Grupi A përfaqësohet nga mikpritësi, Britania e Madhe, që do të ketë punë me Uruguain, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Senegalin.

Në Grupin C, pjesëmarrës janë: Brazili, i cili e kërkon medaljen e parë për herë të parë më histori të vetë, Egjipti, Bjellorusia dhe Zelanda e Re.

Në Grupin D dhe të fundit, do të luajnë Spanja, Japonia, Hondurasi e Maroku.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›