Qeveria synon stabilizim e Veriut përmes investimeve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në zyrën e tij kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, kurse tema kryesore të takimit mësohet se ishin zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Mitrovicës, gjendja e sigurisë dhe investimet socio-ekonomike të qeverisë në atë pjesë të territorit të Kosovës.
Megjithëse ky takim vjen me vonesë, pas disa zhvillimeve dramatike në këtë qytet, kryeministri Hashim Thaçi ka theksuar se Qeveria e Republikës së Kosovës ka përcjellë nga afër zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Mitrovicës dhe ka shtuar se në koordinim të plotë me mekanizmat ndërkombëtarë është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të siguruar një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Në takim, kryeministri Thaçi potencoi gjithashtu se qeveria do të vazhdojë me rritjen e mëtejme të investimeve socio-ekonomike në pjesën veriore të Mitrovicës për t’iu mundësuar qytetarëve të Kosovës të kësaj pjesë një të ardhme më të mirë