E Diel, 1 Nëntor 2026

Chavez: Në OKB tashmë një ere e re shprese

President i Venezuelës Hugo Chavez ka dhënë një deklaratë mjaft të hidhur ndaj ish-presidentit amerikan George W. Bush gjatë mbledhjes së liderave botëror në selinë e OKB-së. "Tashmë pas ikjes së Bush në Kombet e Bashkuara era e squfurit është zëvëndësuar me erën e shpresës", deklaroi Chavez gjatë fjalës së tij në selinë e OKB-së. Kjo është konferenca e parë në OKB e presidentit venezuelian që pas deklaratës së famshme kur e pati cilësuar ish-presidentin amerikan Bush si "djall".
Presidenti Chavez mbajti një fjalim mjaft të gjatë gjatë të cilit përmendi edhe figurat e shkencëtarit çifut Albert Ainstein dhe ideologut të majtë gjerman Karl Marx.
Gjithashtu Chavez nuk harroi të ftonte presidentin e ri amerikan Barack Obama për një aleancë të re të përbërë nga vlera reale. Presidenti i Venezuelës para disa kohësh e cilësoi presidentin Obama si një njeri inteligjent dhe se do të donte ta ndihmonte në misionin e tij të ri në krye të SHBA.
Por Chavez nuk harroi t'i ftonte diplomatët amerikan dhe europian që të nxisnin dialogun në Honduras mes ish-presidentit Zelaha dhe presidentit aktual Micheleti.
Zelaha u rrëzua nga pushteti pas një grushti shteti që u organizua nga gjeneral Micheleti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›