Ekuador, studentët kundër reformave të reja arsimore
Në Ekuador kanë shpërthyer përleshjet mes forcave policore si edhe studentëvë të shumë universiteteve ekuadorine. Gjithashtu të përfshirë në këto protesta të ashpra janë edhe nxënësit e gjimnazeve.
Protesta e studentave dhe nxënësve të Ekuadorit po bëhet për shkak të disa reformave arsimore për të cilat protestuesit nuk janë aspak dakort.
Unioni i studentëve dhe i mësuesve në Ekuador organizoi protesta në të gjithë vendin për të kundërshtuar fuqishëm masat si edhe reformat arsimore të cilat u votuan nga Asambleja Kombëtare.
Një student i cili nuk e identifikoi emrin e tij pohoi se reforma arsimore e votuar nga Asambleja Kombëtare nuk ishte aspak e përshtatshme për një student ekuadorian i cili kryen studimet në universitetin publik
"Arsyeja se përse ne po protestojmë është se në Ekuador është eleminuar formimi i profilizuar dhe teknik dhe të gjithë masterat janë të përgjithshëm. Në rast se kemi vetëm formim të përgjithshëmë atëhere do të jetë tepër e vështirë që nga universitetet tona të dalin profesionistë të aftë për profilin e tyre."-pohoi studenti ekuadorian.
Gjatë zhvillimit të demostratave policia hodhi gaz lotsjellës ndaj turmës së studentëve e cila ishte mbledhur në një nga sheshet e kryeqytetit Kuito.
Por pritet që protestat në të gjithë Ekuadorin të intensifikohen.